Shejkh, Dr. Muhammed bin Se’id Raslan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo vdekja është një shpatë e pangopur e vendosur në qafa. Është një filxhan që qarkullon që është i domosdoshëm që çdo njeri të pi prej tij. Ne e presim vdekjen që nga momenti kur kemi lindur sepse pa marrë parasysh se sa është jetëgjatësia e njeriut ajo është një kohë e caktuar. Një person që jeton për njëqind vite, atëherë llogaria e tij është njëqind vite. Sa herë që ikën një minutë, atëherë ky minutë pakësohet nga ato njëqind vite të jetës.
Sa herë që kalon një ditë, atëherë pakësohet një ditë nga jeta e tij. Dhe njerëzit janë në gjendjet e tyre të pakujdesisë, të verbër duke pasuar kufarët. Ata po festojnë ditëlindjen e tyre çdo vit dhe nuk ia kanë idenë se çfarë po festojnë. A po festojnë se jeta e tyre është pakësuar me një vit? Apo po e festojnë faktin se ata janë më afër varreve të tyre për një vit?!
Ky është kuptimi i saktë, se ata janë më afër fundit të tyre, më afër varreve të tyre, më afër jetës së tyre të ardhshme, tani ata janë më afër saj për një vit të plotë. Pavarësisht se sa e gjatë është jeta është e domosdoshme që ajo të përfundojë. Pavarësisht se sa e gjatë është jeta e tij edhe nëse është një shekull, sa herë që kalon një sekondë, atëherë jeta e tij pakësohet me të njëjtën sasi. Kjo çështje është vendosur.