Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Feuzan në lidhje me antenat satelitore dhe kanalin Al-Jazeera

Imam Salih bin Feuzanel-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: O Shejkh fisnik ka pyetje të shumta rreth një teme të vetme, këtu është një nga pyetjet. Cili është gjykimi për personin i cili instalon antenë satelitore në shtëpinë e tij, vetëm me qëllim për lajme apo për të dëgjuar kanalin Al-Jazeera?

Përgjigje: Lajmet mund ti marrësh pa antenë satelitore, ato mund të merren në gazetë, ato mund të merren nga radio, dhe ato mund të merren në televizionin e Arabisë Saudite që nuk është me antenësatelitore. Ato mund të merren pa antenë satelitore. Antena satelitore sjell të keqen mbi të dhe mbi të tjerët, të tillë si fëmijët e tij dhe familjen e tij. Kështu, e keqja e saj është më e madhe se sa dobia e saj, nëse ka ndonjë dobi. E keqja e saj është më e madhe.

Kështu, mos e instalo atë në shtëpi për shkak të së keqes së saj të qartë apo ligësisë së saj mbizotëruese. Dhe çështja nuk është e kufizuar tek ajo, në vend të saj ajo do shkaktoj shthurjen familjen e tij, të gjithë ata, të rinj dhe të vjetër, përveç atyre që Allahu i mëshiron. Dhe ai është përgjegjës për ta.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kreu i familjes është bari dhe ai është përgjegjës për kopenë e tij.”

Kush do ta pyes atë? Ai do të merret në pyetje nga Allahu (i Lartësuar) në Ditën e Gjykimit.

Kështu, nuk është e lejuar për të që të instalojë antenë satelitore në shtëpinë e tij duke përdorur argumentin që të shikojë lajmet. Lajmet mund të merren nga shumë anë që nuk përmbajnë “shthurje”. Dhe pastaj, çka janë lajmet? Shumica e tyre janë mashtrime dhe gënjeshtra, kështu që çfarë do që ai të përfitojë prej saj? Ai e shkatërron shtëpinë e tij në mënyrë që të merr lajmet?

Lajmet, shumica e tyre janë gënjeshtra dhe shumica e tyre janënxitje dhe të këqija. Pra, ai nuk duhet të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe të shthur familjen e tij me këtë pretendim të kotë.

Dhe kanali Al-Jazeera ka shumë sherr; ajo përmban një pjesë të madhe të së keqes dhe nxitje. Dhe ata sjellin njerëz të cilët janë të devijuar në çështjet e fesë dhe çështjet e jurisprudencës Islame. Dhe ata e bëjnë të ndaluar atë që Allahu e ka bërë të lejueshme ose ata e bëjnë të lejueshme atë që Allahu e ka ndaluar në gjykimet e tyre. Kështu,është një e keqe e madhe të dëgjuarit dhe të shikuarit kanalin Al-Jazeera. E keqja e saj është përhapur tani dhe çdo gjë lidhet me të është e keqe, dhe askush nuk e lavdëron atë.

Shpërndaje: