“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Feuzan në lidhje me leximin e Biblës (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13189

Data e fetvas: 18/1-1432 ose 24/12-2010

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të lexuar Biblën, ungjijtë?

Përgjigje: As nuk duhet të lexohet, e as të hulumtohet në të. Nuk ka të bëjë vetëm me leximin. Hulumtimi është qëllimi. Askujt, përveç dijetarit që është i mbrojtur me besimin nuk i lejohet që të hulumtoj në të. Ai e bën këtë për të parë gënjeshtrat e shpikura që i atribuohen Allahut dhe të dërguarit të Tij për t’i refuzuar ato.

Sa për nxënësin, fillestarin ose personin që dëshiron të humbasë kohën dhe të hulumtoj në to, kjo nuk është e lejuar për të. Ekziston rreziku që ai të ndikohet nga ajo që lexon. Ai nuk ka dije për të mbrojtur veten nga ajo që ai studion

Shpërndaje: