Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142834
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Sa i vërtetë është mendimi se ezani i Uthmanit (radijAllahu anhu) është bidat dhe devijim?
Përgjigje: Kjo thënie është ajo që është bidat. Ai që thotë kështu është bidat. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Prandaj, kapuni pas Sunnetit tim dhe Sunnetit e kalifëve të mi të udhëzuar.”
A nuk i përket Uthmani kalifëve të drejtë? A nuk është ai kalifi i tretë? Në këtë rast, atë që ai urdhëron është Sunnet. Ezani i parë është Sunnet sikurse ezani i parë për namazin e sabahut në mënyrë që njerëzit të zgjohen. Kur Uthmani e pa se si njerëzit ishin të angazhuar në bujqësi dhe tregti, ai urdhëroi thirrjen e ezanit për ti njoftuar ata në lidhje me namazin e xhumasë në mënyrë që ata të mund të përgatiten. Kështu kjo u bë Sunnet.
Ky person nuk bën dallim midis Sunnetit dhe bidatit. Sipas tij çdo gjë që ai nuk e di është bidat.