“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas i vjen periudha menstruale gjatë agjërimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 623
 Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gruas t’i vjen periudha menstruale pasi që ajo të ketë bërë nijetin që të agjërojë?

Përgjigje: Nëse gruas i vjen periudha menstruale ndërsa ajo është duke agjëruar agjërimi i saj prishet. Ajo duhet të përmbahet nga agjërimi gjatë periudhës së saj menstruale. Dhe atëherë kur i përfundon kjo periudhë ajo rifillon të agjërojë pjesën e mbetur të muajit dhe pastaj ditët e humbura i kompenson pas Ramazanit.

Shpërndaje: