Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua el-Akideh, fq. 677-678
Mektebeh es-Sunneh, 1412/1992
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi për filmat e animuar?”
Përgjigje: “Në lidhje me filat e animuar, është një çështje e dyshimtë nëse personazhet janë të vizatuara në format e tyre, apo konsiderohen të jenë fotografi reale apo jo? Siç duket ato nuk i përkasin fotografive reale.
Nëse ato figurat nuk janë të vizatuara në formën e tyre të jetës reale, është e lejueshme që të shikohen me kusht që të mos përmbajnë elemente të ndaluara si p.sh.: muzika, apo të jenë shkak i braktisjes së veprave të obligueshme.”