Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Audiokaseta: Zijarat-un-Nisa’ lil-Kubur – el-Karadaui – el-Banna uet-Tasavvuf – el-Ikhuan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Shejkh Jusuf el-Karadaui erdhi dy vjet më parë në Australi dhe u dha njerëzve fetva dhe i futi në fitne, se marrja e kamatës është e ndaluar vetëm për një person të pasur. Sa për të varfërin, marrja e saj nuk është e ndaluar. Po ashtu, ai tha se është e lejuar për të ndërtuar xhami me këto para.”
Përgjigje: ”Studimet Jusuf el-Kardauit janë studime të el-Ez´herit, nuk janë studime të bazuara në metodologjinë e Kuranit dhe Sunnetit. Ai i jep fetva njerëzve që kundërshtojnë Sheriatin. Ai ka një filozofi shumë të rrezikshme. Nëse Sheriati thotë se diçka është e ndaluar, ai e largon ndalesën duke thënë:
”Nuk ka asnjë tekst që tregon qartë ndalesën e saj.”
Prandaj, ai lejojë muzikën dhe po kështu, ai e lejoi atë yllin e rokut anglez i cili u bë mysliman që të vazhdojë me punën e tij – dmth me muzikë – dhe që ai të ushqehet me të ardhurat nga muzika. El-Kardaui pretendoi se nuk ka prova të qarta se muzika dhe instrumentet muzikore janë të ndaluara. Kjo bie në kundërshtim me konsensusin e myslimanëve se nuk është kusht që të ketë një tekst të prerë në çështje. Prova është, dhe këtë e thotë vetë el-Kardaui, se prova është Kurani, Sunneti, konsensusi dhe analogjia. Çfarë dëshmon se analogjia është argument i prerë? Ajo është ixhtihad. Dhe ixhtihadi mund të jetë i saktë dhe i gabuar. Por ai vjen me këtë mendim në mënyrë që të largojë shumë vendime të bazuara në Sheriat.
I Dërguari salAllahu alejhi ue selem tha:
”Mallkimi i Allahut është mbi atë që e merr kamatën, që e jep atë, që e nënshkruanë atë, dhe ata dy që e dëshmojnë atë.” (Muslimi)
Pra assesi nuk i lejohet myslimanit të përfitoj nga pasuaria e ndaluar, me argumentin se ai nuk e ka ngrënë kamatën, përderisa hadithi thotë:
”Mallkimi i Allahut është mbi atë që e merr kamatën, që e jep atë, që e nënshkruanë atë, dhe ata dy që e dëshmojnë atë.”
Sa për ndërtimin e xhamive me para të kamatës, unë iu përgjigjem atij me fjalët e profetit alejhis-selam:
”Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që Ai ka urdhëruar të dërguarit. Ai tha: ”Hani, o të dërguar, nga të gjitha të mirat dhe veproni vepra të mira.”
Më pas Profeti përmendi njeriun e leckosur dhe të pluhrosur nga udhëtimi i gjatë, i cili ngritë duart lart dhe lutet: O Zoi im, O Zoti im, ndërsa ushqimi i tij është haram, pija e tij haram, veshja e tij haram, si ti pranohet lutja këtij?!”
Të gjitha këto hadithe e refuzojnë Kardauin dhe ata si ai të cilët japin fetva sipas mendimeve të tyre.