Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Flijime për hirë të së vërtetës

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 35-37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne me siguri se ne marrim kurajo në ajetin e fundit të sures “El-Fet’h”:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ

”Muhammedi është i dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj kufarëve e të mëshirshëm ndërmjet veti.”

dhe në fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ që ai i transmetoi nga Zoti i tij:

“Ai që ma armiqëson një rob Timin besimtarë dhe të devotshëm, Unë do t’i shpall lufë atij.” 2

Këto kundërshtime ndaj Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit janë një shembull i qartë i një terrorizmi ideologjik midis gjeneratave të mëvonshme sepse ata e luftojnë të vërtetën dhe pasuesit e saj, dhe ata i mashtrojnë dhe devijojnë njerëzit që kanë dije të paktë rreth fesë.

Terrorizmi ideologjik u zhvillua dhe u bë më i rrezikshëm pasi që ai ishte miratuar nga pushteti i Abasive gjatë kalifatit të el-Me’munit. Pasi ra viktimë e shejtanëve njerëz dhe xhinë, ai zgjodhi një rrugë të pasigurtë. Ai u ndikua nga rrethi i tij i brendshëm i cili zotëronte terrorizmin ideologjik të Mutezilive të sapo përmendur. Si pasojë, el-Me’mun bin Harun er-Rashid tha çdo gjë që thanë ata. Tani ai kishte devijuar nga besimi i mëparshëm i kalifëve të Abasi dhe Emeuij. Kudo ai përhapi besimin e devijuar se Kurani është i krijuar dhe mohimin e cilësive të Allahut, përhapi besimin fatkeq të Mutezilive tek të gjithë njerëzit. Ai detyroi dijetarët dhe personalitete të mëdhenjë të miratojnë këtë besim. Ai që refuzoi iu nënshtrua maltretimeve të cilave i përballuan vetëm burrat e plotë duke përfshirë imam Ahmed, Muhammed bin Nuh dhe Ahmed bin Nasr. Dy të fundit vdiqën gjatë kësaj sprove. Disa u detyruan që të dorëzohen. Disa njerëz pasuan tjerët. Të tjerët nuk pranuan të dorëzoheshin sepse e dinin se thirrja e el-Me’munit dhe shokëve të tij (si Ibn Ebi Du’ad dhe shoqëria e tij të cilët thërrisnin në devijim dhe ishin të uritur pas sprovave) është bidat i qartë dhe devijim. I gjithë ky refuzim ishte vetëm për të mbështetur të vërtetën, për të mbrojtur akiden Selefite, për të kënaqur Zotin dhe për të mëshiruar njerëzimin.

Sprova vazhdoi pas el-Me’munit dhe vazhdoi gjatë epokës së el-Mu’tesimit dhe el-Uethikhut; kalifatit Mutezili. E tillë ishte gjendja deri sa erdhi el-Muteuekil. Pas një dialogu me omam Ahmedin ai anuloi sprovën publikisht. Allahu e forcoi sunnetin me Imam Ahmedin dhe nxorri në shesh kundërshtarët e tij të cilët ishin goditur nga zemërimi i Allahut. Ia vlen të përmendet për imam Ahmed bin Hanbelin (rahimehullah) se xhaxhai i tij Is’hak bin Hanbel i tha:

“O Ebu Abdilah! Miqtë tuaj janë dorëzuar. Gjithashtu, edhe ti je i justifikuar tek Allahu, ti je burgosur dhe po përjeton vështirësi.”

Imam Ahmedi iu përgjigj: “O Xhaxha! Kur do të del në shesh e vërteta? Nëse dijetari dorëzohet nga hipokrizia dhe injoranti nuk e di këtë?”

Pastaj ai përmendi hadithin e Khababit (radijAllahu anhu):

“Ne u ankuan tek i dërguari i Allahut ﷺ i cili ishte shtrirë mbi rrobën e tij nën hijen e Qabes. Ne i thamë: “A nuk do të lutesh për fitore për ne? A nuk do të lutesh për ne?” Ai tha: “Në të kaluarën, popujt kufarë merrnin një burrë besimtarë, e varrosnin gjysmën e trupit të tij në tokë dhe ia prisnin kokën e tij në mënyrë që ata ia ndanin trupin në dy pjesë, dhe e çanin midis mishit të tij dhe të kockave me shufër hekuri. Pavarësisht nga kjo ata nuk largoheshin nga feja e Allahut. Kjo çështje (Islami) do të përsoset në mënyrë që një kalorës mund t’i nget kafshës një ditë nga San’a deri në Hadhramaut pa iu frikësuar askujt tjetër pos Allahut dhe ujqërve për delet e tij. Por ju po nxitoheni.” 3

Kështu Allahu forcon ata që besuan me një fjalë të qëndrueshëm në të dy jetët. Ai lajthitë zullumqarët dhe Ai bën çfarë të dojë.


1 48:29.

2 Bukhari nr 6502.

3 Bukhari nr 3612.

Shpërndaje: