Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur (812/2)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Duam ta dimë se si lëvizet gishti gjatë teshehudit. A duhet të lëvizet lehtësisht (nga pak) apo me lëvizje të shpejtë?”
Përgjigje: “Unë nuk di që Sunneti e shpjegon në detaje se si duhet të lëvizet gishti. E vetmja gjë që ceket është se gishti duhet të lëvizet. Prandaj, ne nuk mund t’i obligojmë njerëzit ta lëvizin gishtin në një mënyrë të veçantë.
Ne themi se duhet të lëvizet ashtu siç ka transmetuar Vail bin Hixhr radijallahu anhu. Këtu ne mund të futemi në imagjinatë, imagjinatë që ka për bazë formën se si Selefët- Sahabët transmetonin hadithet që kanë të bëjnë me formën e adhurimit të të Dërguarit alejhis-selam në aspektin e përgjithshëm, e veçanërisht në çështjet e namazit.
Mirëpo, unë mendoj- dhe ky është mendimi im personal- se nëse gishti do të lëvizej aq shpejtë sa që të tërhiqte vëmendje, Vail bin Huxhri do ’ia kishte thënë këtë transmetuesve. Kështu që, unë mendoj se lëvizja duhet të jetë e butë dhe lehtë, pa tërhequr shumë vëmendje.
Gjithashtu mendoj se sikur të ishte lëvizje e shpejtë e gishtit, ky sunnet do të ishte transmetuar edhe nga Sahabë të tjerë, kur dihet se nuk gjendet asnjë transmetues tjetër për lëvizje të gishtit pos Vailit, qoftë nëse do ta transmetonin edhe në formën që e transmeton ai- siç themi ne – dhe me atë lëvizje të lehtë siç po themi ne.”