Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i gruas është si namazi i burrave – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/877
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I dërguari i Allahut thotë:

صلوا كما رأيتموني أصلي

“Faluni, ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” [1]

Siç kuptojmë nga ky hadith, nuk ka dallim ndërmjet formës së namazit të gruas dhe formës së namazit të burrit, pa e marrë parasysh kur jemi gjatë qëndrimit në këmbë, ulur, në sexhde etj.. Duke u bazuar në këtë botëkuptim, unë veproj që nga mosha madhore. Mirëpo, gratë e rrethit tim këtu ne Kenia, gjithnjë më thonë se namazi im nuk është në rregull, sepse ai i përngjan formës së namazit të burrave. Gjithashtu, ato sjellin shembuj të formave të veprimit në namaz, ku, sipas tyre, femrat duhet të dallojnë në to nga meshkujt, siç është, lidhja e duarve në gjoks gjatë qëndrimit në këmbë, drejtimi i shpinës gjatë rukusë apo jo etj.. Andaj, unë ju drejtohem juve në mënyrë që të na sqaroni se, a ka dallim forma e namazit të gruas nga ajo e burrit?

Përgjigje: Motra ime për Allahun; e sakta në këtë çështje është se, nuk ka dallim në formën e namazit të burrit nga forma e namazit të gruas. Ajo që disa prej fukahave e kanë cekur në lidhje me dallimin e formës së namazit të gruas nga ajo e burrit, nuk ka asnjë argument. Hadithi që ju e cekët, “Faluni, ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” është bazë i cili përfshin që të dy gjinitë. Në parim, çdo ligjësim nga ana e Allahut përfshin që të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat, përveç në rast se ndonjë argument specifikon diçka të tillë.

Prandaj, prej Sunnetit është që, gruaja të falet ashtu siç falet edhe burri, qoftë kjo në bërjen e rukusë, sexhdes, apo leximin e Kuranit, vënien e duarve në gjoks gjatë qëndrimit në këmbë, kapjen e gjunjëve gjatë rukusë, vënien e duarve në tokë gjatë sexhdes etj..

Pra, që gruaja të falet ashtu siç falet edhe burri është veprimi i duhur, i cili mbështetet në hadithin e lartpërmendur.

Shpërndaje: