Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fotografimet dhe inçizimet në xhaminë e shenjtë në Mekë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të fotografuar dhe për të inçizuar me celularë në xhaminë e shenjtë në Mekë?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit. I tërë hamdi dhe gjitha lavdërimet i përkasin Allahut,  Zotit të botëve. Selamet dhe salavetet qofshin mbi profetin tonë Muhammedin.

Bërja imazh njerëzit dhe qeniet që kanë shpirt përmes vizatimit, fotografimit, inçizimit është e ndaluar, ndalohet rreptësishtë dhe është prej mëkateve të mëdha. Pavarësisht nëse imazhi bëhet me anë të fotografimit, celularit apo diçkaje tjetër.

Dëshmi për këtë janë fjalët e përgjithshme të profetit ﷺ:

”Çdo njëri që bën imazhe është në zjarr. Për çdo imazh që ka bërë atij (imazhit) i jepet shpirt me të cilin ai ndëshkohet në xhehnem.” Muslimi (2110).

Dhe në hadithin tjetër thuhet:

”Allahu -xhela ue ala- thotë: ”Kush është më mizor se ai që dëshiron të krijojë sikurse krijimi Im?” Bukhari (5953) dhe (7559) dhe Muslimi (2111).

Do të thotë ata që bëjnë imazhe. Ata përpiqen të bëjnë imazhe që janë të ngjashme me krijesat e Allahut. Dhe ngjasimi është krahasim. Hadithi dëshmon se ata që bëjnë imazhe janë njerëzit më të padrejtit, Allahu na ruajt, sepse ata sillen në mënyrë të keqe me Allahun dhe përpiqet të bëhet ortak me Allahun në krijim.

Dhe gjithashtu ka ardhur në hadith:

”Ai që bën një imazh do të urdhërohet në ditën e gjykimit që t’i jap shpirt atij, të cilën ai nuk do të arrij që ta bëjë.” Bukhari (5963) dhe Muslimi (2110).

Muslimani është i obliguar që t’i frikësohet Allahut dhe të braktis të gjitha llojet e imazheve; fotografimin, vizatimet, gdhendjen apo ndonjë mënyrë tjetër për shkak të haditheve të përgjithshme autentike në të cilat ka kërcënim të ashpër kundër atyre që bëjnë imazhe.

Bërja imazhe në xhaminë e shenjtë në Mekë është mëkat më i rëndë, bërja imazhe në xhaminë e shenjtë në Mekë është mëkat më i rëndë sepse është shfaqje e mëkateve haptazi në xhaminë e shenjtë në Mekë, është shfaqje e mëkateve haptazi në xhaminë e shenjtë në Mekë. Bërja imazhe është prej mëkateve më të mëdha dhe argument për këtë janë këto hadithe autentike të shumta nga i dërguari ﷺ.

Shpërndaje: