Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fotografimi i qenieve që nuk kanë shpirt

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Maxhmu-ul-Fatauah Ibn Baz

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në qoftë se është e lejuar për të fotografuar atë që nuk kan shpirt (qenie që nuk kanë shpirt) a është e lejuar për të bërë atë vazhdimisht. (ta kesh këtë profesion)?
 
Përgjigje: Po, kjo është e lejuar, pasiqë komentuesi i Kuranit dhe dijetari i Umetit Abdullah Ibn Abasi (radija Allahu anhum) ka thënë fetva për këtë.
 
Ajo që gjithashtu lejon një gjë të tillë është hadithi i Ebu Hurejres (radija Allahu Anhu ) që kemi përmendur si përgjigje të favorshme lidhur me fotografimin.
 
Dhe kjo është atëher kur Xhibrili (alejhi selam) e urdhëroi profetin ﷺ që ti’a presë kokën e statujës në mënyrë që ajo të merrte formën e një peme.

Kjo do të thotë se është i lejuar fotografimi i pemëve dhe të ngjashme. Dijetarët kanë një konsensus në lidhje me këtë Por nëse është mundësia për të gjetur ndonjë lloj tjetër të punës e cila është e lejuar është më mirë se të punosh si fotograf i gjërave që nuk kanë shpirt. Kjo është për shkak se kjo mund të shpi në fotografimin e krijesave që kanë shpirt. Sheriati kërkon që një musliman duhet të largohet nga rrugët që mund të shpien në të keqen.

Allahu na mbrojtë neve dhe juve nga ato gjëra që mund ta sjellin zemërimin e Allahut mbi neve!

Shpërndaje: