Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fotografimi me kamera dixhitale – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (12/346)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi për të fotografuarit me kamera digjitale dhe për të varur fotot në mur?

Përgjigje: Fotografimi me kamera dixhitale që është i qastit që nuk ka nevoj për punim dore nuk ka ndonjë të keqe. Kjo nuk hynë në atë që quhet fotografim.

Megjithatë, mbetet qëllimi i fotografimit. Nëse qëllimi është për ta ruajtur imazhin apo për ta ruajtur atë si një kujtim kjo është e ndaluar. Për shkak se mjeti ka të njëjtin gjykim sikurse qëllimi. Është e ndaluar për të ruajtur fotografi për hir të kujtesës sepse profeti ﷺ ka thënë:

”Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka foto apo qen.”

Kjo dëshmon se mbajtja e fotografive në shtëpi është e ndaluar.

Lidhur me varjen e fotografive në mure, kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet. Engjëjt nuk hyjnë në shtëpitë ku ka fotografi.

Shpërndaje: