Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Francezët duhet të agjërojnë së bashku me Francën

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: www.http://alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvas: 7/10-1427 ose 30/10-2006

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: është thënë që ju keni thënë që francezët duhet të agjërojnë së bashku me Francën edhe pse Këshilli Musliman i vendit ka arritur fillimin e Ramazanit përmes llogaritjeve dhe jo në një mënyrë të bazuar në sheriat. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Po. Unë them se ju duhet të agjëroni me muslimanët në vendin tuaj dhe mos u përçani qoftë në Francë apo diku tjetër. Muslimanët duhet të agjërojnë së bashku dhe ta prishin agjërimin së bashku. Ata nuk duhet të përçahen.

Profeti ka thënë:

”Agjërimi juaj është dita kur ju agjëroni dhe prishja e agjërimit tuaj është ditën kur e prishni agjërimin.”

Ai bëri thirrje për unitet dhe ndaloi përçarjen.

Shpërndaje: