Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fraza Sejjid/Zotëri

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://mufti.af.org.sa/sites/default/files/f52.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi! Ky pyetës pyet e thotë: Shejkh i nderuar! Nëse fjala ”Es-Sejjid = Zotëri” është e ndaluar, dhe kjo (ndalesë) është për disa shkaqe, prej tyre, fjala e profetit (salAllahu alehi ue selem):

”Me të vërtetë Allahu është Sejjid.”

Fjala ”In-nema = Me të vërtetë” (e përdorur në hadith) është prej fjalëve që nuk lejohet të përdoret për të tjerë përveç Allahut sepse ajo është fjalë e pakufizuar.

Ne gjetëm shpjegimin e Shejkhut (Uthejminit) Allahu e mëshiroftë se fjala ”sejjid = zotëri” përdoret nga njerëzit e devijuar për diçka të kotë. Gjithashtu ne shikojmë se fjala ”sejjid = zotëri” përdoret në dokumenta apo në zyra. Dëshirojmë që të na e sqaroni ne këtë dhe nëse ka ndonjë të keqe …

Përgjigje: O vëllezërit e mi! Hadithi

”Unë jam Zotëria i bijëve të Ademit.” 

Është i saktë, dhe është më i saktë se hadithi: ”Allahu është Sejjid.”

”Unë jam Zotëria i bijëve të Ademit dhe nuk mburrem me këtë.”

Është hadith i saktë, dhe nuk ka dyshim se profeti është Zotëria i jonë dhe nuk ka dyshim në këtë.

Ne nuk duhet ta përdorim shpesh këtë fjalë ndaj tij, sepse të cilësuarit e Allahut ndaj tij si rob janë më të shpeshta. Kështu që ne themi se Muhammed është ”sejjid = zotëria” i jonë dhe zotëria i profetëve dhe të dërguarve, porse ne nuk e përdorim shpesh këtë gjë, sepse Allahu e cilësoi Atë si rob e cila është më e përsosur se cilësimi me sejjid = zotëri. Kështu që, Ai është sejjid = zotëri dhe rob i Allahut.

Shpërndaje: