“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Freno gruan për të parandaluar zinanë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse zinaja është aq e neveritshme dhe e shëmtuar… Të gjithë thonë se zinaja është e ndaluar, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet zbatuar mjetet për të parandaluar zinanë. Allahu (te ala) ka thënë:

وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى

”Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë)!”

Allahu nuk tha: ”Mos bëni zina!” Ai tha:

وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى

”Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë)!”

Kjo do të thotë të qëndrosh larg nga ajo që të shpie në zina. Parandaloje atë. Ju nuk mund të parandaloni zinanë nëse nuk i ndaloni mjetet që shpien në zina, dhe nëse nuk e praktikoni atë parandalon zinanë. Shembuj të kësaj janë që gruaja duhet të mbulohet dhe që ajo të mos udhëtojë e vetme pa mahrem, dhe që ajo të mos përzihet me burra në zyra, klube, parti, në studio televizive dhe në media. Ajo shfaqet në televizion e zbukuruar dhe me makijazh me një burrë sikurse të ishte gruaja e tij, para gjithë botës dhe jo para dy apo tre personave. A duhet një grua muslimane të qëndrojë para gjithë botës në këtë mënyrë? Ky është veprim i shëmtuar dhe i keq.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram