Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse zinaja është aq e neveritshme dhe e shëmtuar … Të gjithë thonë se zinaja është e ndaluar (haram), por kjo nuk është e mjaftueshme. Patjetër që duhen zbatuar mjetet për të parandaluar zinanë. Allahu (Te ala) ka thënë:
وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى
”Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë)!”
Allahu nuk tha: ”Mos bëni zina!” Ai tha:
وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى
”Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë)!”
Kjo do të thotë të qëndrosh larg nga ato shkaqe që të shpien në zina. Ndaloji ato shkaqe. Ju nuk mund ta parandaloni kryerjen e zinasë, nëse nuk i ndaloni shkaqet që shpien në zina dhe nëse nuk zbatoni ato shkaqe që Allahu ka vendosur për të penguar dhe për të parandaluar kryerjen e zinasë. Shembuj të këtyre shkaqeve janë që gruaja duhet të mbulohet (me hixhab), dhe që ajo të mos udhëtojë e vetme pa mahrem, dhe që ajo të mos përzihet me burra në zyra, klube, parti, në studio televizive dhe në media. Ajo shfaqet në televizion e zbukuruar dhe me makijazh me një burrë sikur të ishte gruaja e tij, para gjithë botës dhe jo para dy apo tre personave. A duhet që një grua muslimane të qëndrojë para gjithë botës në këtë mënyrë? Allahu na ruajt! Ky është veprim i shëmtuar dhe i keq.