Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Frika dhe rehatia në varr

Alameh Muhamed bin Abdil-lah es-Subejjil  

Burimi: Rasail fil-Akidah ued-Dauah, fq. 193

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në lidhje me personin i cili është i frikësuar jashtëzakonisht, dhe pyet se si të jetë i vetëm në varr në errësirë me krimba rreth tij? A do të ndiejmë të njëjtën frikë në varrë sikurse që ndiem frikë në këtë jetë?

Përgjigje: Gjëja e vetme që e bën një person të frikësohet ose të ndihet i rehatshëm në varr janë veprat e tij. Nëse veprat e tij janë të mira, atëherë veprat e tij e bëjnë atë të jetë rehat. Varri i tij do të zgjerohet aq larg sa syri mund të shohë. Asaj do ti jepet nga mëshira dhe aroma e xhenetit. Ajo do të jetë në rehati dhe do të ndien kënaqësi.

Sa i përket njeriut me vepra të këqija, asgjë s’do ta trembë atë më shumë se veprat e tij. Prandaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që të kërkojmë mbrojtje nga dënimi i varrit në çdo namaz.

E lusim Allahun të na japë neve dhe juve vepra të mira dhe të na mbrojë neve dhe juve nga dënimi në varr.

Shpërndaje: