Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Fataua Alel Heua 1435-12-28
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo pyetëse po thotë; Motra ime gjithmonë ka frikë nga syri i keq o shejkh i nderuar, dhe frikësohet për fëmijët e saj, të cilët janë në moshën njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç. Kur burri i saj i thotë se do të shkoj me fëmijët në xhami, ajo i thotë jo, do të falen tek unë në shtëpi. Cili është mendimi i shejkhut rreth kësaj gjëje?
Përgjigje: Kjo është gabim. Nuk i lejohet asaj që t’i pengoi ata nga namazi në xhami, sidomos kur ata janë në shoqërimin e babait të tyre.
Ndërsa sa i përket frikës së saj të fortë, kjo është nga vesveset. Ajo duhet t’i kërkojë ndihmë Allahut nga këto vesvese.
Përderisa ata (fëmijët) janë më babain e tyre dhe me myslimanët, kjo gjë është më e mirë për ta, dhe ky është edukimi më i mirë. Ndërsa mbajtja e tyre në shtëpi duke u argumentuar ajo, se ka frikë për to, kjo gjë është prej vesveseve të cilat obligohet që t’i lejë. Të mbështetet tek Allahu i Lartësuar, të lutet për ta, të lexojnë së bashku duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe t’i lejoi ata që të shkojnë në xhami me babain e tyre. Po!