Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/571)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
وَهُوَ الَّذِي خَلَق السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاء
”Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e arshi i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë.” (Surja Hud: ajeti 11).
Thotë Ibn Abbasi (radijAllahu anhum): ”Arshi është quajtur kështu për shkak të lartësimit të tij.”
Sad et-Ta´i ka thënë:
”Arshi është nga rubinjë të kuqë.”
Muhammed bin Is’hak ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut (te ala):
وَهُوَ الَّذِي خَلَق السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاء
”Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e arshi i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë.” (Surja Hud: ajeti 11).
”Ai është ashtu sikurse e ka përshkruar Veten e Tij. Nuk kishte asgjë tjetër pos ujit dhe froni ishte mbi ujë dhe mbi fron është Ai që posedon Madhështinë dhe lavdi, pushtetin dhe sundimin, zotërimin dhe aftësinë, urtësin dhe dijen, mëshirën dhe mirësin; Vepruesi i asaj që dëshiron.”