Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Furnizimi dhe martesa janë të shkruara në Leuhi Mahfudh

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Fetaua Erkanul-Islam, faqe 125.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A janë të shkruara në Leuhi Mahfudh (Pllakën e Ruajtur) furnizimi dhe martesa?”

Përgjigje: “Gjëja e parë që Allahu krijoi, ishte lapsi. Pastaj e urdhëroi atë që të shkruaj çdo gjë që do të ndodh deri në Ditën e Gjykimit. Në një hadith autentik, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) thotë:

أول ما خلق الله القلم ، فقال له : اكتب ، قال : رب ، وماذا أكتب ؟ قال : اكتب مقادير كل شيء حتى تقوم الساعة

“Gjëja e parë që Allahu ka krijuar është lapsi. Pastaj Ai i tha atij: “Shkruaj!” Ai (lapsi) tha: “Çfarë të shkruaj?” –Allahu tha: “Shkruaj përcaktimet e çdo gjëje deri sa të bëhet Kiameti.”

Në mënyrë të ngjashme është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se fëmija në barkun e nënës, pasi ti mbushë katër muaj, atij i vjen një engjëll i cili ia sjell shpirtin, pastaj shkruan furnizimin e tij, jetë-gjatësinë, veprat e tij dhe se a do të jetë i lumtur apo jo. Furnizimi është i shkruar dhe i caktuar në pajtim me mënyrë veprimin e njeriut (duke i paraprirë dija e Allahut se çfarë do të veproj ai njeri në të ardhmen (v.p.)), as nuk pakësohet e as nuk shtohet. Allahu (Te ala) ka thënë:

هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ

“Ai j’ua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” 1

Prej mënyrës së veprimeve është edhe ruajtja e lidhjeve familjare dhe bindja ndaj prindërve. E njëjta gjë është edhe me frikën ndaj Allahut. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَأَشْهِدُوا ذَوَيْ عَدْلٍ مِّنكُمْ وَأَقِيمُوا الشَّهَادَةَ لِلَّهِ ذَلِكُمْ يُوعَظُ بِهِ مَن كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا {2} وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا 

“Dhe, kur të mbushet afati i caktuar, i mbani ato si i ka hije ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme. Merrni dy dëshmitarë të ndershëm prej jush dhe jepni dëshminë tuaj para Allahut! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë furnizim prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” 2

Mos thoni se furnizimi është i caktuar-i kufizuar dhe këtë ta merrni arsye që të mos veproni për të arritur gjërat në jetë. Ngase kjo i shërben mosarritjes së gjërave dhe dështimit të njeriut në çështje.

Ashtu sikurse furnizimi është i shkruar dhe i caktuar në përputhje me mënyrën e të vepruarit, e njëjta gjë ndodh edhe me martesën. Secilit njeri i është caktuar dhe shkruar se me kë do të martohet – dhe asgjë nuk është e fshehur për Allahun (Te ala) (sepse Allahu e ka ditur se çfarë do të ndodhë (v.p.)).


1 El-Mulk 67:15

2 Et-Talak 65:2-3

Shpërndaje: