Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fustani deri tek gjunjët, pantallona nën të dhe çizme të gjata

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan

Burimi: http://ar.islamway.net

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i veshjes të fustanit i cili është deri tek gjunjët e saj me pantallona nën të, si dhe çizme të gjata deri tek gjunjët?

Përgjigje: Këto i përkasin veshjeve perëndimore. Veshja e gruas muslimane është e gjerë dhe e bollshme. Ajo shtrihet deri poshtë tek këmbët. Madje është edhe Islame që ajo ta tërheq atë. Të vishesh si perëndimoret duke pasur një fustan deri në gjunjë dhe të mbulosh këmbët me çorape ose çizme është diçka e keqe në gjitha mënyrat. Gruaja muslimane është e obliguar që të jetë krenare me personalitetin e saj, karakterin dhe mbulimin Islam dhe jo që të pasojë modën perëndimore apo lindore.

 

Shpërndaje: