Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fyerja e Ebu Bekër es-Sidikut, u sjell atyre zemërimin e Allahut

Imam Alij bin Sultan el-Kaari el-Hanefi (v. 1014)

Burimi: Shemul-Auarid fi Dhemmirr-Rrauafid, fq. 48-49.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu Te’ala ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100

Ky ajet kuranor, edhe pse është i përgjithshëm, në të bën pjesë në mënyrë specifike Ebu Bekër es-Siddiku dhe sahabët e tjerë.

Komentuesit e Kuranit janë unanim se Ebu Bekri ishte prej të më hershmëve dhe e njëjta vlen për Aliun, Hadixhen, Zejdin dhe Bilalin – Allahu qoftë i kënaqur me ta. Me çfarë dëshmie nga Kurani, Sunneti apo konsensusi i myslimanëve Ebu Bekër es-Sidiku meriton të qortohet dhe të kritikohet në ndonjë mënyrë?

Në të kundërt, urtësia gjendet në atë se mallkimi i mallkuesit iu kthehet vetë atij, dhe kjo gjë për të sjell zemërimin e Allahut mbi të, ndërsa niveli dhe pozita e Ebu Bekrit tek Allahu vetëm sa ngrihet dhe bëhet më e çmuar.

Shpërndaje: