“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gënjeshtra e lejuar dhe e ndaluar mes bashkëshortëve

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/898)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ummu Kulthum bint Ukbeh ka thënë:

“Unë nuk e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ të lejojë gënjeshtrën vetëm në tri raste: një njeri që gënjen për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve, një burrë që gënjen në luftë dhe një burrë që flet me gruan e tij dhe gruaja që flet me burrin e saj.”1

El-Kadi Ijad ka thënë për burrin dhe gruan:

“Mund të kuptohet kur ata e gënjejnë njëri-tjetrin në lidhje me dashurinë dhe xhelozinë e tyre ndaj tjetrit, edhe nëse nuk është reale, sepse kjo përmirëson marrëdhënien dhe ruan dashurinë.”

Them (shejkh Albani): Nuk është gënjeshtër e lejuar që ti premtosh asaj diçka pa e përmbushur premtimin, ose të gënjesh atë për çmimin për të cilin ai e ka blerë gjënë e saj. Sepse ajo mund të zbulojë të vërtetën, pas së cilës ajo fillon të mos ketë besim tek burri i saj. Kjo është shkatërruese dhe jo konstruktive.


1 Muslimi (8/28) dhe Ahmedi (6/403-404).

Shpërndaje: