Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gënjeshtra në muajin e prillit nuk u përket praktikave muslimane

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13604

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne duam që tu’a sqarosh masës së gjerë gjykimin në lidhje me gënjeshtrën e prillit që përsëritet çdo vit dhe në kohë tjera.

Përgjigje: Ajo u përket zakoneve të kota të ardhura nga jashtë. Ajo nuk u përket praktikave muslimane. Nuk lejohet të gënjesh në prill dhe në asnjë kohë tjetër. Është e ndaluar të gënjesh. Është e ndaluar të gënjesh për Allahun, të dërguarin e Tij ﷺ dhe për njerëzit. Gënjeshtra është prej mëkateve të mëdha. Allahu e ka ndaluar gënjeshtrën dhe i ka kërcënuar gënjeshtarët. Pra gënjeshtra nuk lejohet në asnjë kohë.

Shpërndaje: