Imam Shems-ud-Din bin Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ighathat-ul-Lahfan (2/339-340)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Xhehmitë shfaqin mohimin e cilësive të Allahut në formë shfajësimi…
Rafidat shfaqin devijimin, blasfemin dhe fyerjen ndaj sahabëve më të mirë , ndaj grupit të të dërguarit të Allahut (sallâ Allâhu ´alayhi wa sallam), ndaj grupit të tij, të afërmve dhe ndihmësve të tij, nën petkun e dashurisë për familjen e profetit, meanshmëri dhe partishmëri ndaj tyre.
Panenteistët (sufitë) shfaqin mosbesimin dhe devijimin më të madh duke thënë se ekzistenca është një e vetme dhe jo dy, domethënë vetëm Allahu. Ata pretendojnë se nuk ka Krijues dhe krijesë, Zot dhe rob, por e gjithë ekzistenca është një e vetme – realiteti i Zotit.
Kaderitë shfaqin mohimin e fuqisë së përgjithshme të Allahut -te ala- mbi të gjitha krijesat, veprat dhe substancat e tyre nën petkun e drejtësisë. Ata thonë se nëse Allahu ka fuqi mbi veprat e robërve, kjo do të thotë se Ai është i padrejtë ndaj tyre. Prandaj ata mohojnë kaderin në emër të drejtësisë.
Xhehmitë shfaqin mohimin e tyre ndaj cilësive të Tij të përsosura në emër të monoteizmit. Ata pretendojnë se nëse Ai -te ala- ka dëgjim, shikim, fuqi, jetë, vullnet, atëherë Ai nuk është Një, por përkundrazi – zota të shumta…
Khauarixhët shfaqin luftë kundër udhëheqësve dhe kryengritje të armatosura kundër tyre nën petkun e urdhërimit për të mirën dhe ndalim nga e keqja.
Të gjithë udhëheqësit e bidateve i shfaqin bidatet e tyre në forma të ndryshme, sipas bidateve të tyre.
Idhujtarët shfaqin idhujtarinë e tyre në formë nderimi ndaj Allahut, duke pretenduar se është më fisnike të kërkohet afërsia e Tij përmes ndërmjetësuesve dhe zotave sesa ta kërkojnë afërsinë e Tij drejtpërdrejt.
Asnjë gënjeshtar nuk mund të shfaqë dhe përhapë gënjeshtrën e tij pa e paraqitur atë si të vërtetë.