Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gënjeshtra rreth Harun er-Rashidit në “Një mijë dhe një natë”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Muntaka (2/306)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa libra të historisë – sidomos libri “Një mijë dhe një natë” – përmend se kalifi musliman Harun er-Rashid nuk dinte asgjë tjetër pos së të fliste fjalë të kota dhe të pinte alkool. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Kjo është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë dhe ndotje e historisë Islame. Libri “Një mijë dhe një natë” është i neveritshëm dhe i keq. Nuk duhet besuar atij. Muslimani nuk duhet të harxhojë kohën e tij në të.

Harun er-Rashid ishte i njohur se ishte i mirë, i drejtë dhe serioz. Ai ndoqi një politikë të duhur me qytetarët e tij. Ai e kishte zakon që të kryente haxhin një vit dhe tjetrin vit luftonte.

Këto gënjeshtra që i atribuohen atij në këto libra duhet të injorohen tërësisht. Muslimani duhet të lexojë vetëm libra të dobishme. Shembuj të këtyre janë libra të besueshëm të historisë dhe libra rreth tefsirit, hadithit, fikhut dhe akides përmes të cilave muslimani mund të njeh fenë e tij. Sa i përket librave të këqija, muslimani nuk duhet ta harxhojë kohën e tij me to dhe veçanërisht nëse ai është student.

Shpërndaje: