Imam Ebu Bekr Muhamed bin Abdilah bin El-Arabi El-Maliki (v. 543)
Ahkam-ul-Kuran (2/27)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- thotë:
”dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu.” El-Maide, 5:4
Ajeti është i përgjithshëm dhe vlen si për qenin e zi ashtu edhe për qenin e bardhë. Disa që nuk e dinë thonë se gjahu i qenit të zi nuk lejohet të hahet, sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Qeni i zi është shejtan.”
Transmeton Muslimi (510).
Profeti ﷺ e tha këtë kur fliste për atë që e prish namazin. Sikur e njëjta gjë të vlente edhe për gjahun, ai do ta kishte thënë këtë. Ne i përmbahemi tekstit të përgjithshëm derisa të na vijë një tekst profetik që thotë ndryshe.