Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/254)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për daljen e gjakut nga mishi i dhëmbit gjatë agjërimit?
Përgjigje: Gjakderdhja nuk ndikon në agjërimin përderisa ai bën maksimumin e tij për të mos gëlltitur gjakun. Gjakderdhja paqëllim nuk e prish agjërimin. Personi me gjakderdhje madje nuk ka nevojë që ta kompensojë atë ditë. E njëjta gjë vlen edhe për gjakun që del nga hunda; agjërimi i tij nuk prishet dhe ai nuk ka nevojë ta kompensojë atë ditë.