Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjashtë muaj lutje që të përjetojnë Ramazanin dhe që t’iu pranohet agjërimi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205841

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Selefët -Allahu i mëshiroftë!- e lusnin Allahun për gjashtë muaj që të përjetojnë Ramazanin dhe pastaj i luteshin Atij për gjashtë muaj që t’u pranohet agjërimi. Ata kujdeseshin më shumë që vepra t’u pranohej. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

”Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” 1

Allahu pranon veprat vetëm nga të devotshmit që i frikësohen Allahut, i tremben Atij, frikësohen prej Tij dhe e adhurojmë Atë si duhet. Këta quhen ”të devotshmit” sepse ata mbrohen nga zemërimi i Allahut duke iu nënshtruar Atij, duke përmbushë urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij.

Selefët -Allahu i mëshiroftë!- kishin frikë se veprat e tyre do të refuzohen për shkak të mangësive në to, duke përfshirë qëllimin jo të sinqertë që është një rrezik i madh të cilin njeriu mund ta has.

Profeti ka thënë:

”Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdo njeri merr atë që ai e ka për qëllim.”

Qëllimi është baza e veprës. Ai mund të ndytët me syfaqësi apo me shpresën e reputacionit të mirë apo me vepër që i dedikohet dikujt tjetër pos Allahut (azze ue xhel) dhe si rezultat i kësaj vepra refuzohet. Ekziston gjithashtu rreziku që vepra të mos përputhet me sunnetin e të dërguarit , atëherë ajo refuzohet.

Profeti ka thënë:

”Ai që shpik diçka që nuk i përket çështjes (fesë) sonë ajo do t’i refuzohet.”

Po ashtu ata frikësoheshin se ata kishin bërë ndonjë padrejtësi në mënyrë që të humben veprat e tyre të cilat iu dhanë atyre që ishin trajtuar padrejtësisht. Është e mundur që ata të kenë shkaktuar ndonjë padrejtësi në aspektin e pasurisë apo të nderit të personit, apo se e kanë shtypur atë. Në këtë rast të shtypurit i jepet hakmarrja e tij duke ia marrë veprat e mira të shtypësit.

Profeti ka thënë:

”Ai që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij duhet ta zgjidh problemin me të sot para se të arrijë dita kur as monedhat e arit e as monedhat e argjendit nuk ekzistojnë. Nëse ai ka bërë vepra të mira, ai ia merr shpërblimet e tij përgjatë gabimit të tij dhe në qoftë se ai nuk ka vepra të mira, i merren mëkatet e shokut të tij dhe i jepen atij.” 2

Është transmetuar në një hadith se si do të vijnë në ditën e gjykimit njerëzit me vepra sa malet sikurse namazi, bamirësia dhe agjërimi, por ata kanë trajtuar të tjerët në mënyrë të padrejtë, i kanë goditur dhe kanë marrë pasuritë e disave. Të gjithë ata do të marrin prej veprave të tij të mira. Nëse ato mbarojnë para se ai të gjykohet, atij i jepen mëkatet e tyre. Pas kësaj ai hidhet në xhehenem. Kjo pra është shumë serioze. Edhe pse selefët i kushtonin një rëndësi shumë të madhe adhurimit ata kishin frikë se ai nuk u pranohet.


1 5:27.

2 Bukhari (2317).

Shpërndaje: