Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjashtë parime kur njeriu është i nevojshëm për tu kthyer tek Allahu në rast vështirësie – Korona Virusi

Shejh Salih ibën AbdUllah el-Usajmi

Përktheu: Besim Gjelaj

www.perlatmuslimane.com

Lavdia i takon Allahut, i Cili vepron çfarë dëshiron Ai dhe gjykon ashtu siç dëshiron Ai. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shoq, e cila është dëshmi e teuhidit, si dhe dëshmoj së Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është rob dhe i dërguar i Tij, bekimet e plota dhe të përhershme qofshin mbi të deri në ditën e gjykimit!

E më pas:
Të nderuar besimtarë, me të vërtetë nevojshmëria e robit për Allahun e Lartësuar është e domosdoshme dhe e vazhduar, Allahu i Lartësuar thotë:

 يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ ۖ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ

“O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun, e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuar.” (Fatir 15).

E kjo domosdoshmëri veç se vërtetohet më shumë në rast vështirësie dhe nevojë te të gjithë njerëzit në përgjithësi, sepse njerëzit kur i kaplon fatkeqësia dhe vështirësia, kanë më së shumti nevojë për Zotin e tyre të Lartësuar, kurse kjo nevojë në aspektin e sheriatit bëhet më se e qartë në gjashtë parime madhështore.

Parimi i parë:

Besimi në përcaktimin e Allahut të Lartësuar, Allahu i Lartësuar thotë:

وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ فَقَدَّرَهُ تَقْدِيراً

“…Ai krijoi çdo gjë duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (Furkan 2)

po ashtu thotë:

 إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ

“Ne çdo send e kemi krijuar me masë të caktuar.” (Kamer 49)

për njeriun është obligim që të besoj në përcaktimin e Allahut dhe ta presë me durim, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Është e çuditshme çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e mirë dhe kjo nuk është kështu për çdokënd, por vetëm për besimtarin. Nëse i ndodh diçka e mirë, atëherë falënderon dhe kjo është e mirë për të, e nëse e godet e keqja, atëherë bën durim dhe kjo është e mirë për të.” (Muslimi).

Andaj, për njeriun është obligim që ta mbushë zemrën e tij me besim në përcaktimin e Allahut të Lartësuar, duke pas parasysh së çështja është çështje e Tij dhe gjykimi është gjykim i Tij, çfarë do Allahu bëhet dhe çfarë nuk do Allahu, nuk bëhet.

Parimi i dytë:

Të jetë mbështetja (teuekuli) e plotë në Allahun e Plotfuqishëm – duke ia lënë çështjen Atij, Allahu i Lartësuar thotë:

 وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ

“…kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij…” (Talakë 3)

pra Allahu i mjafton njeriut. Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

 قُل لَّن يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَنَا هُوَ مَوْلَانَا ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ

“Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu, Ai është ndihmëtari ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Teube 51)

andaj njeriu duhet të mbështetet në Allahun e Lartësuar dhe gjitha çështjet e veta t’ia dorëzoj Atij, si dhe mos të vazhdoj me imagjinata të prishta dhe pastaj ato ta shpien në rrugë të mbyllura, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur të Allahu se sa besimtari i dobët, edhe pse në të dy ka hajr.” (Muslimi).

Parimi i tretë:

Kthimi tek Allahu i Lartësuar dhe pendimi të Ai, i Lartësuari thotë:

ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, është shfaqur në tokë e në det shkatërrimi, e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Rrum 41)

që do të thotë: është shfaqur shkatërrimi në gjendjet e krijesave në tokë dhe në dete, në ushqimin dhe pijen e tyre, në forcën dhe në gjitha çështjet e tyre, ndonëse kjo është si rezultat i punës së duarve të njerëzve, andaj Allahu i Lartësuar i bën që ta shijojnë një pjesë të ndëshkimit, kështu që ndoshta pendohen.

Ibën Abbasi, radijAllahu anhu siç transmeton Ibën Mundhiri ka thënë: “Ndoshta pendohen”. Po ashtu ka thënë në një transmetim tjetër te Ibn Mundhri tek ajeti: “…që ata të kthehen…” pra largohen nga mëkatet.

Njeriu duhet të bëj përpjekje që të kthehet të Allahu i Lartësuar dhe të pendohet tek Ai, dhe ta dijë se Allahu i Lartësuar ia lehtëson atë vështirësi dhe ia shfaq forcën e Tij, me qëllim që njeriu ta përkujtoj Allahun dhe të kthehet të Ai, Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَى أُمَمٍ مِنْ قَبْلِكَ فَأَخَذْنَاهُمْ بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ * فَلَوْلَا إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَكِنْ قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ

“Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që ata të përulen. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë! Por zemrat e tyre ishin ngurosur, po edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin. Meqë lanë pas dorë atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.” (En’am 42-44).

Që nënkupton, se atyre u erdhi ndëshkimi i Allahut të Lartësuar në befasi dhe ata kishin humbur shpresën nga çdo gjë e mirë, e kur Allahu i Lartësuar e shfaq në krijesa forcën e Tij, çfarë ata duhet të pendohen, atëherë ata duhet të nxitojnë që të pendohen tek Allahu i Plotfuqishëm, e nëse ata e kundërshtojnë këtë, zemrat e tyre forcohen, shejtani ua zbukuron të keqen që e bëjnë, atëherë Allahu i Plotfuqishëm ua hap dyert e furnizimit, sa që kur ata i shijojnë ato mirësi, Allahu i Lartësuar i ndëshkon ashpër sa që nuk shpëton askush prej tyre!

Parimi i katërt:

Njeriu duhet t’i përmbahet shkaqeve, sepse Allahu i Plotfuqishëm thotë:

وَلا تُلْقُوا بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ

“…dhe mos e çoni vetën tuaj në shkatërrim…” (Bekare 195).

Kurse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“I sëmuri mos të vij të i shëndoshi.” (Muslimi),

po ashtu ka thënë:

“Ik nga ai që e ka lebrozën ashtu siç ik nga luani.”

(Ahmedi në Musnedin e tij 9722), andaj njeriu duhet t’i përmbahet shkaqeve që e mbrojnë nga ajo që frikësohet prej saj për vetveten apo prej sëmundjes.

Parimi i pestë:

Duhet të bëj përpjekje njeriu në marrjen e informacioneve nga burimet që i nevojitën, nga organet kompetente dhe duhet të këtë kujdes nga dizinformatat, Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِّنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ ۖ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَىٰ أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنبِطُونَهُ مِنْهُمْ

“Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë së këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, do ta merrnin vesh prej tyre (së çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo)…” (Nisa 83).

Pra, njeriu duhet ta kthej çështjen tek autoritetet kompetente dhe të marrë informacione që e orientojnë saktë, kuptohet nga organet kompetente dhe jo nga dikush tjetër, si dhe mos të jetë pre e thashethemeve dhe pastaj t’i përhap në mesin e njerëzve, çfarë mund t’ju sjell pasoja atyre në çështjet fesë dhe dynjasë së tyre.

Parimi i gjashtë:

Njeriu duhet të bëj përpjekje të madhe me lutje ndaj Allahut të Lartësuar, sepse lutja është adhurim (Tra. Ebu Daudi), siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, kurse lutja është dy llojesh:

1-lutje e përgjithshme, të lutet njeriu që të evitohet kjo bela, apo të hiqet, apo lutje të tjera të ngjashme që lutet me to, si p.sh, të thotë: O Allahu im, na ruaj nga kjo bela, o Allahu im, largoje nga ne këtë bela-dhe kjo është legjitime.

Imam Buhari, Allahu e mëshiroftë veç se e ka shënuar në koleksionin e tij një kapitull me emrin: Kapitulli për sëmundjet epidemike dhe vuajtjet. Po ashtu imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë e ka shënuar në sunenin e tij: Kapitulli për lutjet e sëmundjeve ngjitëse. Dhe e ka përmendur hadithin që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është lutur që el-Humme (temperatura e lartë) të transferohet në Xhuh’feh (Tra. Buhariu).

Andaj, njeriu duhet t’i lutet Allahut të Plotfuqishëm që ta largoj këtë epidemi dhe bela nga muslimanët në përgjithësi dhe nga vendi ynë në veçanti.

2-ky është lloj i veçantë që ndërlidhet me kërkimin e ndihmës nga Allahu dhe kujdes i veçantë nga këto ligësi dhe sëmundje, kurse kjo i ka tre lloje:

E para: leximi i sures Felek dhe Nas, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk ka kërkim të mbrojtjes sikur me këto.” (Muslimi).

Që nënkupton, kur njeriu frikësohet nga ndonjë gjë, duhet t’i lexoj këto dy sure duke iu lutur Allahut të Lartësuar që ta ruaj nga ajo që e frikëson, e pjesë e kësaj është edhe kjo epidemi.

E dyta: ajo që është transmetuar tek Ebu Daudi dhe të tjerët, dhe e ka bërë të saktë Ibën Hibbani që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْبَرَصِ، وَالْجُنُونِ، وَالْجُذَامِ، وَمِنْ سَيِّئِ الأَسْقَامِ

“O Allahu im, kërkoj strehim të Ti nga vitiligo (njolla të bardha që shfaqën në lëkurë), nga çmenduria, nga lebroza dhe nga gjitha sëmundjet e tjera të rrezikshme.” (Ebu Daudi).

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e bënte këtë lutje dhe kërkonte mbrojtjen e Allahut, e pjesë e lutjes së tij salAllahu alejhi ue selem është: “…nga sëmundjet e tjera të rrezikshme” dhe këtu hyn edhe kjo sëmundje epidemike e rrezikshme që njerëzit frikësohen prej saj, andaj njeriu lutet me të.

E treta: përmendja (dhikri) e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje, të cilën e ka transmetuar Ebu Daudi dhe të tjerët, që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk ka njeri që thotë në çdo mëngjes dhe në çdo mbrëmje

بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

”Me emrin e Allahut me përmendjen e të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi” nuk të bën dëm asgjë.”

e në një transmetim të Ebu Daudit:

“Nuk e godet epidemia në befasi.”

Pra, prej lutjeve që e ruajnë njeriun nga epidemitë është kjo lutje që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka thënë nga tre herë në mëngjes dhe mbrëmje.

Këto janë gjashtë parime që njeriu duhet të bëj përpjekje t’ju përmbahet dhe të punoj me to, sepse janë nga dëshmitë më të qarta se ne jemi të nevojshëm për Allahun e Lartësuar gjatë këtyre ditëve të mjegulluara si shkak i gjendjeve që i ka shkaktuar kjo epidemi tek njerëzit, siç janë frika dhe shkatërrimi, e mburoja e saktë nga gjithë këto është kërkimi i strehimit tek Allahu i Lartësuar dhe manifestimi nevojshmërisë sonë ndaj Tij me forma të ndryshme, e më e madhja e tyre janë këto gjashtë parime.

E lus Allahun e Lartësuar që ta largojë këtë epidemi nga muslimanët në përgjithësi, si dhe nga vendi ynë në veçanti, të na ruaj neve me Islam duke qenë në këmbë, ulur, në gjumë, të na e ruaj shëndetin e trupit tonë, furnizimin e mjaftueshëm, besimin e plotë, bindjen e përkryer, të na mbrojë dhe të na marr nën për kujdesin e Tij, lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve!

Shpërndaje: