Imam Ebu Nuajm Ahmed bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljet-ul-Eulija (3/79-80)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3237 – El-Euzai rrëfeu se Jahja bin Ebi Kethiri u tha atyre: “Gjëja e parë për të cilën njeriu do merret në llogari në ditën e kiametit është namazi i tij; nëse namazi i pranohet, i pranohen të gjitha veprat e tjera, e nëse namazi i refuzohet, i refuzohen të gjitha veprat e tjera.”1
1Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“E para gjë për të cilën robi do të merret në llogari në ditën e kiametit nga veprat e tij është namazi i tij. Nëse atë e ka në rregull, ai ka fituar dhe ka arritur sukses, e nëse namazin nuk e ka në rregull, ka dështuar dhe ka humbur. Nëse ka ndonjë mangësi në farzin e tij, Zoti -tabarak ue te ala- thotë: “Shikoni nëse robi im ka ndonjë namaz nafile me të cilin do të plotësohen ajo që i mungon nga farzet.” Pastaj pjesa tjetër e veprave të tij do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.”
Trasnmeton Tirmidhi (413), Ebu Daudi (864), Nesai, Ahmedi. Imam Albani e ka vlerësuar sahih në Sahih El-Xhami (2020).