“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjithë këto vite në Guatenamo – për çfarë dobie?

Alameh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: ath-Thabat ala es-Sirat el-Mustakim jakun bil-´Ilm

http://olamayemen.com/Dars-9998

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kini frikë Allahun lidhur me umetin! Kini frikë Allahun lidhur me vetet tuaja! Kini frikë Allahun lidhur me umetin dhe rininë myslimane! Mësojani të rinjve atë që është e dobishme për ta. Mësojani të rinjve Kuranin dhe Sunnetin. Ata qëndrojnë të burgosur në ishullin e Hauarixhëve Guantanamo. Aty njëri prej tyre thotë:

”Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi më këshilloi mua. Allahu e shpërbleftë atë me shumë të mira. Sikurse ta kisha pranuar këshillën e tij.”

këtë kohë akoma ai qëndron atje. Ai pendohet sepse nuk e pranoi këshillën time. Natyrisht. Unë nuk e di se sa vjet ai ka qendruar në burg. Çfarë dobi kanë pasur nga kjo? O të rinjë! Pasoni udhëzimin! O të rinjë! Jeni të mençur! O të rinjë! Mësone fenë tuaj!

Ndoshta disa prej tyre pyesnin se sa kohë duhet vazhduar në këtë mënyrë? Pastaj vetëm Allahu e di se ku ka përfunduar ai. Është shumë e mundshme që ai është vrarë. Paso udhëzimin, kërko dituri, mësoje fenë dhe veproni në mënyrë të saktë. Dituria nuk sjell kaos apo probleme. Unë këshillojnë prindërit që të kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë e tyre. O vëllezër! Ju jeni objektiv. Të rinjtë nga Egjipti, Jemeni, Sudani, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë shkuar kot. Të gjorët janë mashtruar nga persona me metodologji të ndryshme.

Shpërndaje: