Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)
Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (2/12)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يَسْأَلُونَكَ مَاذَا أُحِلَّ لَهُمْ قُلْ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَمَا عَلَّمْتُم مِّنَ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ اللّهُ فَكُلُواْ مِمَّا أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَاذْكُرُواْ اسْمَ اللّهِ عَلَيْهِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ
“Të pyesin ty (Muhammed), çka iu është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të trajnuara, që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e Allahut dhe kijeni frikë Allahun. Vërtet Allahu është më i Shpejti në llogari.” 1
Juve pra gjithashtu u lejohet që të bëni gjueti me kafshë të trajnuara. Dijetarët kanë dhënë mendime për kafshët e trajnuara.
Edh-Dhahhak dhe es-Suddi thanë:
“Kjo vlen vetëm për qentë. Nuk lejohet të përdoret kafsha e kapur nga ndonjë kafshë tjetër përveç nëse theret më parë.”
Megjithatë, ky mendim nuk praktikohet. Sipas shumicës së dijetarëve, ajeti i referohet grabitqarëve si leopardëve, tigrave, qenve, skifterëve, shqiponjave, fajkuake dhe kafshëve të tjera që mund të trajnohen. Është e lejuar të bësh gjueti me të gjitha ato.
1 5:4