Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjuha e njerëzve në Ditën e Gjykimit

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh 

Burimi: “Mexhmu’ul-Fetaua” (4/300-301)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në çfarë gjuhe do tu flitet njerëzve në Ditën e Gjykimit? A do tu flet atyre Allahu në gjuhën arabe? A është e vërtetë se gjuha e banorëve të xhehenemit do të jetë gjuha persiane, ndërsa gjuha e banorëve të xhenetit do të jetë gjuha arabe?”

Përgjigje: “Nuk dihet se çfarë gjuhe njerëzit do të flasin në Ditën e Gjykimit. As nuk është e ditur se çfarë gjuhe Zoti (xhele ue ‘Ala) do tu flasë atyre. As Allahu (te’ala) e as i Dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) nuk kanë përmendur diçka në lidhje me këtë.

Nuk është transmetuar në mënyrë autentike se gjuha persiane është gjuha e banorëve të xhehenemit, e as nuk është transmetuar në mënyrë autentike se gjuha e banorëve të xhenetit do të jetë gjuha arabe. Ne nuk dimë që sahabët (radijallahu anhum) kanë pasur ndonjë mospajtim në lidhje me këtë. Ata nuk kanë folur lidhur me këtë dhe kjo i takon dijes së padobishme për njeriun në këtë botë.

Megjithatë, në kohën e fundit kanë rënë në mospajtime mbi këtë çështje:

1 – Disa prej dijetarëve kanë thënë se atyre do tu flitet në gjuhën arabe.

2 – Disa të tjerë thonë se banorët e xhehenemit do të flasin në gjuhën persiane dhe kjo është gjuha e tyre.

3 – Disa kanë thënë se banorët e xhenetit do të flasin arabisht.

Të gjithë këtyre pohimeve u mungojnë argumentet dhe dëshmitë autentike. Allahu (te’ala) e di më së miri!

Shpërndaje: