“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjumi i cili e prish abdesin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (29)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-5-11-1435.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është rregulli në mënyrë që gjumi ta prish abdesin? A mjafton kotja për tu prishur abdesi?”

Përgjigje: ”Gjumi i thellë është ai që e prish abdesin. Me të cilin ti e humb mendjen tuaj gjatë tij. Ky është gjumi që e prish abdes. Atëherë është e mundur që të delë ndytësi e ta prishësh abdesin pa e vërejtur.

Lidhur me gjumin, në të cilin ti nuk e humb mendjen tënde, kështu që ky gjumë nuk e prish abdesin. Shembull i kësaj është personi që është ulur dhe kotet. Sahabët radijAllahu anhum e kishin zakon ta prisnin namazin e jacisë me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, në mënyrë që atyre u tundej koka nga kotja. Pastaj ata ngriteshin dhe e falnin namazin pa marrë abdes.

Ai që është i shtririë apo mbështet në diçka dhe flen ai e prish abdesin. Sepse ai nuk është në zotim të mendjes së tij dhe nuk e di se çfarë ndodh.”

Shpërndaje: