“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimet në lidhje me fëmijën e abortuar para futjes së shpirtit në trupin e tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkamul-Kuran (1/106)

 www.perlatmuslimane.com

Fëmijës së cilit ende nuk iu ka dhënë shpirti, ai konsiderohet se është i vdekur dhe i pa jetë, prandaj, i tilli nuk mund të trajtohet me gjykimet e të gjallit. Bazuar në këtë, fëmijës së abortuar para se t’i ketë hyrë shpirti në trup as nuk duhet pastruar e as nuk duhet të qefinoset. Përveç kësaj, as nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes dhe as të varroset në varrezat e njerëzve. Sepse ky dështim në këtë rast është vetëm një copë mishi dhe varroset kudo qoftë. Gjithashtu, nuk ka nevojë që të emërohet apo të bëhet për të akika.


Nëse dikush pyet se kur i jepet fëmijës shpirti në barkun e nënës, përgjigja është kur ai t’i ketë mbushur katër muaj (siç e tregon edhe hadithi autentik (v.p.)).

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram