Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi i aksioneve në kompani që punojnë me kamatë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fatauah Islamijjah

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë thotë islami për të pasur aksione në çfarëdo kompanie që ekzistojnë? A lejohet të bëjmë biznes në këtë mënyrë?”

Përgjigje: ”Unë nuk mund t’i përgjigjem shkurtimisht kësaj pyetjeje, kur kompanitë aktuale në treg përdorin kamatën në mënyra të ndryshme. Nëse ju e dini se kjo kompani merret me kamatë dhe ua shpërndan fitimet nga kamata aksionarëve të saj, në këtë rast nuk të lejohet ty të posedosh aksione në këtë kompani. Nëse ju jeni tashmë një aksionar dhe pastaj ju më vonë e keni kuptuar se kjo kompani merret me kamatë, ju duhet të shkoni në administratën dhe tu thoni atyre që të heqin nga aksionet. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, qëndro dhe kur fitimet vijnë dhe raporti i aksioneve e bën të qartë se cilat janë fitimet nga kamata e cilat jo, atëherë ti i merr fitimet e lejueshme ndërsa ato fitimet e ndaluara të cilat janë fituar nga kamata i jep për bamirësi në mënyrë që të largohesh nga ato.

Nëse ti nuk e din këtë gjë (se cili është fitimi hallall nga ai me kamatë), atëherë është më e sigurt për ju që të jepni gjysmën e fitimeve për bamirësi, në mënyrë që të largosh kamatën dhe pjesa tjetër është të takon ty. Kjo është ajo që ju jeni në gjendje të bëni, dhe Allahu ka thënë: 

“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Et-Tagabun, 64:16

Shpërndaje: