“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi i kukullave

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta ”Hukm-ut-Tasuir”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A janë fotot e fëmijëve dhe kukullat te lejuara?”

Përgjigje: “Jo, ato nuk janë të lejuara. E vetmja gjë që është e lejuar, ajo që prodhohet në shtëpi për vajzat që të praktikojnë rrobaqepsine, amvisërinë dhe të ngjashme. Të sjellen kukulla nga jobesimtarët dhe nga vendet e devijuara, të paguhen çmime të shtrenjta për to dhe të miratohen traditat e kafirave dhe traditat e shteteve mëkatare për ti futur ato në vendet islame, është një fatkeqësi dhe një akt i paligjshëm.

Me këtë janë sprovuar muslimanët e sodit. Rrallë që hynë në ndonjë shtëpi pa gjetur këto skulptura të cilat mbushin shtëpin. Ku është dëshmia se lodrat janë të lejuara? Ne kemi vetëm dy hadithe. Një prej tyre është ‘hadithi i Aishes në të cilat ajo ka luajtur me një kalë i cili është maruar në shtëpi i cili kishte dy krahë. Kur i Dërguari i All-llahut (sal Allahu alejhi ue selem) erdhi në shtëpi, ai e pa atë dhe i tha: ”Aisheh, çfarë është kjo? Një kalë me dy krahë? ”Ajo tha:” o i Dërguar i Allahut, a nuk keni dëgjuar se kali i Sulejmanit (sal Allahu alejhi ue selem) kishte dy krahë? ” Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) filloi të qesh.

Hadithi i dytë është se Ensarët (radija Allahu anhum) e kishin zakon të maronin lodra të leshta në ditën e Ashures për fëmijët në mënyrë që ata të harronin urine dhe ta agjëronin atë ditë. Nga këto dy hadithe, ne kemi dëshmi se është e lejuar që të kemi lodra-shtëpiake (dmth që marohen në shtëpi).

Ndërsa të importuarit e lodrave Evropiane kjo është jashtëzakonisht e paligjshme.”

Pyetesi: “A janë këto lodra të ndaluara për shkak se ato vijnë nga të kufarët apo për shkak se ato nuk janë maruar në shtëpi?”

Përgjigje: “Kjo është e njëjta gjë. Ne kemi përmendur dy faktorë:

1 -Lodrat nuk janë maruar në shtëpi. Prova për lodrat e lejuara janë lodrat e maruara në shtëpi.

2 -Këto fotografi dhe skulptura që na vijnë nga Perëndimi sjellin traditat e tyre, zakonet, shijet, karakteret dhe kështu me radhë.

Ne fusim këto skulptura në shtëpitë tona pa e ditur me të vërtetë se çfarë jemi duke vepruar. Merrni për shembull këto kukulla. Ata imagjinojnë vajzat e vogla me flokë të arta, të krehura mirë, funda të shkurtë që tregojnë kofshët e tyre dhe kështu me radhë. Kur të fusim këto gjëra në shtëpitë tona, kjo do të thotë se ne duam tu tregojmë fëmijëve tanë të rinj se çfarë zakone dhe karaktere kufarët kanë. Bazuar në këto dy arsye, ne besojmë se këto nuk janë të lejuara. I vetmi ndryshim pra është kukullat e maruara në shtëpi.”

Pyetësi: “Por në shtëpi mund të prodhojmë të njëjtën si atë që kufarët prodhojnë. Po ashtu mund të marrim nga prodhimet e kufarëve dhe ti bëjmë në mënyrë që ato ti përshtaten Sheriatit tonë. Unë mendoj se është më mirë për të vënë kushte këtyre importeve.”

Përgjigje:Si?

Pyetësi: “Dua të them se mund të prodhojnë saktësisht të njëjtat gjëra të ndaluara ashtu si kufarët.”

Përgjigje: “A jeni duke thënë se ne ti inkurajojmë ata apo ti parandalojmë ata?”

Pyetësi: “Nëse ka cilësi të veçanta në këtë kukull …”

Përgjigje: “Ti nuk mu përgjigje mua. A duhet ti inkurajojmë ata apo ti parandalojmë ata?”

Pyetësi: “Ti parandalojmë natyrisht.”

Përgjigje: “Kjo është pikërisht ajo që ne e themi.”

Pyetësi: “Po, por unë shtoj se nuk është gjithçka që importohet tek ne si …”

Përgjigje: “Ne po trajtojmë jetën e përditshme, ndërsa ti po fantazon. A nuk është e vërtetë se kukullat evropiane kanë hyrë në shtëpitë islame? A ekzistojnë ato kukullat që ti pretendon se mund të marohen në shtëpi?”

Pyetësi: “Është kështu se …”

Përgjigje: “Unë të shtrova një pyetje. Mos humb kohën tonë. A egzistojnë ato apo jo?”

Pyetësi: “Jo, ato nuk ekzistojnë.”

Përgjigje “Kjo është pikërisht ajo për të cilën unë jam duke folur. Ne jemi duke trajtuar jetën e përditshme. Atë ditë, atë problem. Ditën kur ky problem të cilin po e imagjinon ti të ndodh, atëher do të mirremi me të. Atë ditë kur muslimanët ta bëjë këtë, u themi atyre se kjo nuk është e lejuar.”

Pyetësi: “Ndoshta mendon vëllai ynë se është e lejuar nëse këto kukulla të importuara kanë të veshura rroba të gjata?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është e lejuar. Ne cekum dy arsye.”

Shpërndaje: