Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: el-Adab esh-Shar’ijjeh (3/418-419)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është plotësisht e urryer (mekruh) për të bërë tregti dhe për të udhëtuar në vendin e armikut dhe jomuslimanëve. Ibn Hamdan ka thënë:
“E njëjta gjë vlenë edhe për [vendet] në të cilën Hauarixhët, rebelët, Rafidat dhe bidatçitë e devijuar mbizotërojnë.”
Shejkh Takij-ud-Din [bin Tejmijeh] ka thënë:
“Ahmedi ka transmetuar dy mendime lidhur me lejimin e bartjes së tregtisë në vendet me të cilët je në luftë (Dar-ul-Harb). Mund të thuhet se shitjet nga muslimanët që ua bëjnë atyre, si ushqim, veshmbathje dhe të ngjashme që lidhen me festave të tyre, apo bartja e tregtisë në tokat e armikut, kjo në përgjithësi i ndihmon ata në fenë e tyre.”
Në një rast tjetër, ai përmendi dy mendime të ndryshme, dhe se më i forti është se kjo është e ndaluar. Abdul-Malik tha në el-Uadhihah se ky është gjithashtu mendimi i Malikut. Përveç kësaj, njëjtë janë edhe dhuratat që kanë të bëjnë me festat e tyre. Ndërsa lidhur me shitjen e armëve në Dar-ul-Harb, kjo nuk konsiderohet e lejueshme siç përmendet në librat e fikhut.