Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Shejkh Ibn Baz, Likaati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (1/51)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i të qenët i drejtë në dhënien e dhuratave ndaj fëmijëve të vegjël dhe të mëdhenj?
Përgjigje: Është e detyrueshme që dhuratat t’u ndahen në të njëjtën mënyrë siç ndahet trashëgimia. [1]
[1] Në rast të ndarjes së pasurisë së prindit para vdekjes së tij, fëmijët djem dhe vajza marrin pasuri të njëjtë, ashtu siç thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:“Bëhuni të drejtë (në ndarjen e pasurisë) me fëmijët tuaj!” E në rast se pasuria e prindit ndahet pas vdekjes së tij, atëherë djemtë dhe vajza kanë pasurinë e caktuar nga Kurani, ashtu siç përshkruhet në ajetin e Suretun-Nisa 11: “Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse është një femër – i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse nuk ka fëmijë, e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie një e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky caktim është nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”