Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi islam mbi ryshfetin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Na thoni diçka në lidhje me ryshfetin dhe efektin negativ që lë te vet personi apo tek një shoqëri e tërë?”

Përgjigje: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لعن الله الراشي والمرتشي  و في رواية – و الرائش

“E ka mallkuar Allahu atë të cilin jep ryshfet dhe atë të cilin merr ryshfet.” Dhe në një transmetim është shtuar:

“Dhe atë të cilin ndërmjetëson në marrjen e ryshfetit.” 

Këta që të dy janë të mallkuar. Vetë ryshfeti është padrejtësi, pasuri e ndaluar dhe fitim i fëlliqur. Gjithashtu, ai krijon efekte negative në shoqëri sepse i korrupton udhëheqësit, përgjegjësit e ndryshëm dhe punonjësit.

Ryshfeti krijon padrejtësi, i anashkalon dhe i nënçmon ata të cilët kanë të drejtë dhe i ndihmon të këqijtë.

Me këtë veprim shoqëria prishet qoftë nëse është në masë të madhe apo të vogël, qoftë nëse quhet ryshfet, meritë, “sa për një çaj”- siç e quajnë disa- dhuratë apo me ndonjë emër tjetër. Si do që të jetë, ryshfeti nuk është i lejuar në asnjë rast.”

Shpërndaje: