Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi abortin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/11894

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi islam mbi abortin? A lejohet aborti deri në një periudhë të caktuar kohore? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Çështja e abortit është çështje me rrezik të madh dhe kërkon shtjellim të detajuar: Nëse aborti është brenda dyzetë ditëve të para, gjykimi mbi të është më i lehtë në rast se është nevoja për abort, për shembull: nëse nëna ka fëmijë të tjerë të vegjël duke i rritur dhe shtatzënia ia vështirëson edhe më shumë gjendjen, apo nëna është e sëmurë dhe shtatzënia ia vështirëson gjendjen shëndetësore. Në raste të tilla nuk ka të keqe në rast se aborton brenda periudhës dyzet ditësh të shtatzënisë.

Mirëpo, nëse ajo është shtatzënë në dyzetë ditshin e dytë, pas periudhës së “el-‘alekah” (droçke gjaku), apo “el-mudghah” (copëze mishi të pa formësuar), gjykimi mbi të është më i rëndë. Në këtë periudhë kohore, aborti nuk është i lejuar në asnjë mënyrë, përveç për ndonjë arsye shumë të madhe, për shembull: nëse sëmundja është shumë e rëndë, dhe mjeku i specializuar konkludon se mbetja e fëmijës në barkun e nënës, e dëmton edhe më shumë shëndetin e saj.

Ndërsa, pasi të jetë futur shpirti në trupin e fëmijës (pas muajit të katërt), nuk është e lejueshme të abortohet në asnjë mënyrë dhe është obligim për nënën që të durojë dhe ta bartë fëmijën e saj deri sa ajo të lindë, me lejen e Allahut, përveç nëse dy mjek apo më shumë, të cilët janë besueshëm dhe specialist në këtë fushë, konkludojnë se mbetja e fëmijës në barkun e nënës, është shkak që ajo të vdesë. Në këtë rast, nuk ka të keqe nëse merren shkaqet që ajo të mos vdesë, sepse në këtë rast mbajtja e nënës në jetë, është më e rëndësishme. Kështu nëse gjendja është e tillë.

Gjithashtu lejohet aborti nëse fëmija ka deformime të tilla që ia rrezikojnë jetën nënës, dhe për këtë konkludojnë dy e më shumë mjekë specialistë.

Pra, të gjitha këto janë të lejuara në rast se rrezikojnë seriozisht jetën e nënës, me kushtet që i përmendëm më lartë.

Shpërndaje: