“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi atë që thotë: “Allahu është në çdo vend!”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: – I nderuari Shejkh- disa njerëz kur të pyeten ku është Allahu, ata përgjigjen duke thënë se Ai është “në çdo vend”. Cila është e vërteta sipas argumenteve të sheriatit?

Përgjigje: Bismilah, elhamdulilah ue sal Allahu ue seleme ala Resulilah ue ala alihi ue as´habihi ue me ihteda bihudah. Është obligim, që kur dikush pyetët “Ku është Allahu”, të përgjigjemi me atë çfarë është përgjigjur shërbëtorja, kur ajo ishte pyetur nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem).

Një Sahabi erdhi me shërbëtoren tek Profeti dhe dëshironte ta lironte, kështu Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e pyeti atë: “Ku është Allahu?” Ajo tha: “Mbi qiell.” Ai e pyeti: “Kush jam unë?” Ajo tha: “I Dërguari i Allahut!” Atëherë Ai (sal Allahu alejhi ue selem) i tha atij që kishte ardhur me të: “Liroje atë, sepse ajo është besimtare!” Dhe kjo është ajo që është e obligueshme: Ai që pyet ku është Allahu? T’i përgjigjemi, është mbi qiell, mbi Arshin e Tij. Siç thotë Allahu:

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء

“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell…” (67:16)

dhe Ai thotë të njëjtën gjë në një ajet tjetër. Me këtë ka për qëllim, se Ai (Allahu) është lartë mbi Arshin e Tij.

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

“…tek Ai ngrihet fjala e mirë dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.” (35:10)

 تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ

“Atje ngjitën engjëjt dhe Xhibrili…” (70:4)

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى 

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh…” (20:5)

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi arsh.” (7:54)

Me fjalë të tjera, Ai (Allahu) është ngritur. Në shtatë vende në Kur’an thuhet që Allahu është ngritur mbi Arsh.

Ehlu-Sunneti ue Xhemati, duke përfshirë shokët e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) si dhe ata që i pasuan ata në të mirë, besonin dhe e njihnin, që Allahu është mbi Arsh. Mbi gjithë krijimin dhe se Ai është ngritur mbi Arshin e Tij, ashtu siç i takon Madhërisë së Tij dhe se nuk i ngjanë krijesave të Tij.

Pra kushdo që pyetet: “Ku është Allahu?” Atij i përgjigjemi: “Mbi qiell, mbi Arshin e Tij.”Këtë e thotë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati, siç argumenton për këtë Kur’ani dhe Sunneti i pastër. Dhe kush thotë se “Allahu është në çdo vend”, ai ka përgënjeshtruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal Allahu alejhi ue selem), dhe me këtë është bërë kafir. 

Ai duhet të pendohet, sepse nëse nuk pendohet, ai vritet. Udhëheqësi ka autoritet ta vejë atë para gjykatës dhe nëse nuk pendohet, ai vritet. Sepse ai e mohon faktin, që Allahu është mbi krijimin, mbi Arshin e Tij. Në këtë mënyrë ai ka përgënjeshtruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal Allahu alejhi ue selem).

Pra, ai është një kafir i dalë nga feja, udhëheqësi kërkon prej tij që të pendohet dhe nëse nuk pendohet vritet, ai duhet vënë para gjykatës në mënyrë që të pendohet.

Shpërndaje: