Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Profeti salAllahu alejhi ue selem është lutur kundër atij që jep fetva me injorancë, i cili bëhet shkaktar i vrasjes së një njeriu. Pra, çfarë është gjykimi për atë i cili jep fetva për lejimin e demonstratave dhe revoltimin kundër pushtetarëve, ku si rezultat vriten me qindra njerëz?”
Përgjigje: ”Kush është ky person dhe a është kompetent për të dhënë fetva? Ky njeri bart përgjegjësit për veprimet e tilla, ku ndodhin vdekjet dhe të këqijat që njerëzit i shkaktojnë.
Njeriu duhet ta dijë veten e vet, t’i frikësohet Allahut Azze ue Xhel, e të mos japë fetva përveç se me dije. Ai duhet të kthehet tek dijetarët e të këshillohet me ta. Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, ngase kjo përcakton fatin dhe shkatërrimin e umetit.
Nga kjo shkaktohen rezultate të dëmshme për popullin, siguria humbet, mbizotërojnë hajdutët dhe armiqtë, bëhen sulme të ndryshme. Kjo nuk është vetëm çështje e demonstratave. Dhe ky nuk është fundi i çështjes.”