Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi gjakun e gruas gjatë shtatzënisë

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva 

Burimi: Fetuaja nr. 20617

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka gruaja shtatzënë menstruacione? Nëse po, cili është gjykimi për namazin dhe agjërimin e saj të cilat ajo i ka bërë? Nëse çështja nuk është kështu, a është e lejueshme për të që të falet dhe të agjërojë kur ajo sheh gjakun që del nga mitra e saj?

Përgjigje: Ajo që del nga gruaja shtatzënë gjatë shtatzënisë konsiderohet gjak si pasojë e sëmundjes (dam fasid). Ajo nuk duhet të lerë namazin apo agjërimin dhe burri i saj mund të ketë marrëdhënie intime me të. Ajo duhet të marrë abdes për çdo namaz pasi të ketë hyrë koha e namazit dhe të bartë fashë ose të ngjashme për të mbajtur rrobat e saj të pastra nga gjaku.

Shpërndaje: