Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi personin që ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut

Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Burimi: 50 pyetje dhe përgjigje në çështjet e besimit, fq. 14

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi mbi personin që ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut?

Përgjigje: Ai është kafir, renegat dhe nuk lejohet të hahet mishi i kafshës së therur nga ai. Janë dy gjëra që ndalojnë ngrënien e mishit nga ai:

E para: Kjo është therje e një renegati, dhe nuk është e lejueshme për të ngrënë mishin e kafshës së therur nga renegati në përputhje me konsensusin e myslimanëve.

E dyta: Për shkak se ajo është diçka që theret për dikë tjetër pos Allahut, ndërsa Allahu e ka ndaluar këtë:

 قُل لاَّ أَجِدُ فِي مَا أُوْحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ فَإِنَّهُ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ

“Thuaj (O Muhammed): “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua ndonjë gjë të ndaluar për ngrënie për atë njeri që dëshiron të hajë prej atyre, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur (në therjen e tyre) ose mishit të derrit, pasi ky i fundit është vërtet i ndyrë, ose mishin e pa përkushtuar (Allahut) i cili është bërë kurban për të tjerë në vend të Allahut.”  6:145

Shpërndaje: