Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi sekrecionet

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=39

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për sekrecionet e gruas? A e prishin ato abdesin dhe a konsiderohen si të papastra?

Përgjigje: Ato nuk janë të papastra. Ka pasur gra në kohën e profetit dhe nuk është transmetuar se ndonjë grua e ka pyetur Profetin  rreth tyre dhe se ai t’i salAllahu alejhi ue selem e ai të ketë thënë se ato janë të papastra

Sa për atë se e prish abdesin, ato nuk e prishin atë nëse ato janë të vazhdueshme në kuptimin që ato vijnë pas marrjes abdes ose gjatë namazit. Në këtë rast, gruaja ka të njëjtin gjykim si person me rrjedhje urine të vazhdueshme apo gjakderdhje të vazhdueshme, ajo nëse do Allahu nuk është e detyruar me asgjë. Ajo mund të fal namazin në atë gjendje që ajo është. E nëse ajo ka mundësi të merr abdes dhe të falë namazin duke qenë e pastër, ajo është e detyruar të marr abdes (çdoherë).

Shpërndaje: