Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: (13/45)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A më lejohet të blej një televizor dhe ta mbaj në shtëpi për të shikuar filma dhe programe argëtuese? A më lejohet të blej një magnetofon për të dëgjuar muzikë? A është e ndaluar të dëgjohet muzika vetëm gjatë kohës së namazit apo në çdo kohë?
Përgjigje: Shumica e asaj që shfaqet në televizor është humbje kohe dhe e keqe. Çdo gjë në të cilën mbizotëron e keqja është e ndaluar për muslimanin ta blejë dhe të bëjë tregti me të. Po ashtu është e ndaluar ta shikojë dhe ta dëgjojë atë. I njëjti gjykim vlen edhe për magnetofonët.