Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/3311
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Shejkh i nderuar! Cili është gjykimi i leximit të librave me të cilat autori është sprovuar (për shkak të gabimeve të mëdha) si p.sh shtrembërimi i cilësive të Allahut, gjë e cila është në kundërshtim me menhexhin (metodologjinë) e të parëve tanë të mirë (Selefus Salih), e veçanërisht (a bën të lexojnë këto libra) ata të cilët nuk e kanë mësuar akiden? Allahu ju shpërbleftë.”
Përgjigje: ”Duhet që nxënësi të fokusohet tek librat e njohur, tek librat e atyre me akide (besim) të njohur, që janë të njohur me akiden (besimin) selefije dhe të mbahet (të japi rëndësi) fort pas tyre. Si librat e atyre që kanë qenë më përpara, p.sh; libri i Abdullah Ibn Ahmedit, apo i Uthman Ibn Seijd Ed-Darimij, apoi Ibni Khuzejmes (Allahu i mëshiroftë!) etj, prej dijetarëve të hershëm.
E njëjta gjë edhe me dijetarët e mprehtë të cilët kanë ardhur pas tyre, sikurse shejkhul islam Ibni Tejmijje, Ibnul Kajjim dhe Hafidhi Ibn Kethiri, e njëjta edhe prijësat e davetit në këtë kohë sikurse shejkh Muhammed Ibn AbdulUeh-hab (Allahu e mëshiroftë!) dhe të tjerë prej dijetarëve të cilët i kushtuan rëndësi të madhe akides (besimit) dhe të thirrurit në të dhe në të njëjtën kohë duke qenë të zellshëm në meditimin (të punuarit) e Kur`anit, sepse ai (Kur`ani) është themeli i themeleve, sikurse i kanë dhënë rëndësi të madhe Kur`anit dhe Sunnetit në lidhje me akiden (besimin) dhe në gjërat e tjera.
Ndërsa sa i përket librave të tjerë, nëse është e nevojshme mund të shikojë dhe përfitojë prej tyre, duke qenë i kujdesshëm ndaj gabimeve, pavarësisht a janë këto gabime në librat e të hershmëve apo në librat e atyre që erdhën më pas.”